Çfarë është Terapia Hiperbarike?

Terapia Hiperbarike me Oksigjen (HBOT) quhet ajo terapi qe kryhet ne dhoma qe durojne presione te larta (dhoma hiperbarike) ku futen pacientet ne nje presion me te larte se 1 atmosfere dhe ju jepet nepermjet frymemarrjes 100% oksigjen ne menyre periodike nepermjet nje maske, kokore ose tubi endotrakeal. Dhenia e 100% oksigjen jashte dhomes hiperbarike ose ne menyre topikale nuk eshte Terapi Hiperbarike me Oksigjen.

Efektet kryesore te HBOT

- Veprimi direkt i presionit ose veprimi mekanik

Rritja e presionit zvogelon flluskat gazore derisa behen mikroskopike dhe konsiderohen te tretura ne lengje (ligji i Boyle)

Ky efekt shfrytezohet ne trajtimin e semundjes se Dekompresionit dhe te Embolise Gazore qofte kjo jatrogjenike ose jo.

- Rritja e presionit parcial te oksigjenit.

Gjate thithjes se 100 % Oksigjen ne nje ambjent Hiperbarik rritet sasia e Oksigjenit te tretur ne plazme (ligji i Henrit)

Ne 3 ATA kur thithim 100% O2, sasia e O2 te tretur ne plazem eshte 6,8 vol %, nderkohe qe, 6 vol % eshte sasia e oksigjenit, qe u duhet indeve per te plotesuar nevojat jetesore.

- Zvogelon edemat
- Nxit prodhimin e kolagjenit
- Nxit osteogenezis
- HBOT ka efektin e nje antibiotiku me spekter te gjere ne infeksione te ndryshme (sidomos ato anaerobik)
- Antitoksik (ne toksikimin nga CO)

Indikacionet

(Lista e meposhteme eshte publikuar nga Undersea and Hyperbaric Medical Society USA pas revizionit te fundit ne 2011)

- Embolia Gazore
- Toksikimi nga monoksidi i karbonit (CO, ose Cianidet).
- Gangrena Gazore (Clostridial Myositis, Myonecrosis).
- Crush Injury, Compartment Syndrome, Iskemi akute traumatike.
- Semundja e Dekompresionit.
- Insuficiencat Arteriale:
  Okluzioni i Arteries Retinale Qendrore.
   Plaget problematike te selektuara (Ulcerat Diabetike, Ulcerat Venoze, Dekubituset, Ulcerat me origjine nga    Pamjaftueshmerine Arteriale)
- Anemite e renda (Anemite Hemorragjike).
- Abceset Intrakraniale.
- Infeksionet Nekrotizuese te Indeve te Buta.
- Osteomieliti Kronik.
- Radionekrozat e Indeve te buta dhe te Kockave.
- Grefte dhe Flebe te pasuksesshme.
- Djegiet e Renda Akute.
- Humbja e Menjehershme Idiopatike e degjimit (sensorineural) (e aprovuar ne 8 Tetor 2011 nga bordi drejtues i   UHMS)

Ne pergjithesi pacientet qe trajtohen ne dhomat hiperbarike kryejne 1 seance ne dite e cila mund te zgjase nga 1,5 deri ne 2,5 ore, por ne disa raste qe jane urgjente mund te kryhen deri ne 4 seanca ne dite, ashtu sic mund te kete edhe seanca qe zgjasin deri ne 5 ore.

Numri total i seancave mund te ndryshoje ne varesi te semundjes dhe te stadit ne te cilin eshte semundja. Ka disa semundje si Helmimi nga CO (monoksidi i karbonit) ose sic thuhet ne disa raste tymi i zjarrit te drurit, qymyrit, gazit qe perdoren per ngrohje, Humbja e Menjehereshme e Shikimit, Humbja e Menjehereshme e Degjimit gjate trajtimit te te cilave pacientet mund te hyjne nga 1 deri ne 15 seanca HBOT.

Kurse semundje si Plaget Diabetike, Arteropatite Periferike, Radionekrozat (demtimet e indeve pas radioterapise) e indeve te buta ose Osteoradionekrozat (demtimet e kockave pas raditerapise), Osteomieliti Kronik (İnfeksionet Kronike te Kockave) per trajtimin e te cilave mund te duhen nga 20 deri ne 60 seanca.

Plaget e pasherueshme (qe nuk sherohen pas trajtimit me metodat standarte te plageve) te cilat kane nevoje per Debridim (pastrim ose largimi i indeve te vdekura) dhe per Antibioterapi (terapia me antibiotike) ne pergjithesi kerkojne nje trajtim me 20 deri ne 40 seanca (minimumi 2 oreshe) HBOT.

Dhomat Hiperbarike jane njevendeshe dhe shumevendeshe. Perparesia e dhomave shumevendeshe qendron ne faktin se ne to mund te merren te gjithe pacientet qofte ata qe nuk kane probleme dhe nuk ju nevojitet asistence mjekesore gjate terapise qofte edhe ata paciente qe kane nevoje per nje kujdes dhe trajtim intensiv gjate terapise nga ana e personelit mjekesor.

Terapia Hiperbarike me Oksigjen eshte nje terapi e cila nuk trajton e vetme semundjet por behet bashke me terapite e tjera sic jane ato medikamentoze, kirurgjikale etj, pra HBOT i bashkangjitet trajtimeve te tjera qe duhet te marrin pacientet te cilet jane diagnostikuar me nje nga semundjet qe trajtohen ose jane pjese e listes se indikacioneve te Terapise Hiperbarike me Oksigjen.

Foto Galeri

Terapia Hiperbarike

Çfarë është HBOT?
Terapia Hiperbarike me Oksigjen (HBOT) quhet ajo terapi qe kryhet ne nje dhome metalike e cila duron presione te larta ku futen pacientet ne nje presion me te larte se 1 atmosfere dhe ju jepet nepermjet frymemarrjes 100% oksigjen ne menyre periodike nepermjet nje maske, kokore ose tubi endotrakeal. ...Lexoni më shumë

Adresa

Aymed Tirana, Rruga "Reshit Petrela", Kompleksi "Usluga", Kati I, Tiranë.

Telefon: +355 42 41 94 19
Celular: +355 67 30 18 627
Email: info@hbot.al
Facebook: aymed.tirana@facebook.com